Marseille raportohet se ka ofruar 20 milionë euro për Carlos Baccan e Milanit.
Sipas “Mundo Deportivo”, klubi francez ka bërë gati ofertën e cila pritet të pranohet nga Milani.
Klubi italian ka shpenzuar 210 milionë euro këtë verë, por është duke pritur të transferojë edhe një sulmues, por para kësaj dëshiron shitjen e Baccas.
Negociatat kanë nisur qe disa javë, por Marseille dëshironte të huazonte futbollistin, ndërsa tani thuhet se ka pranuar që të ofrojë 20 milionë euro për blerjen e shërbimeve të tij.
Sezonin e shkuar, sulmuesi 30-vjeçar shënoi 14 gola në 34 ndeshje.