Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bacca drejt largimit nga Milani

Carlos Bacca ka arritur marrëveshje me Olympique Marseillein, por Milani dëshiron të përfitojë së paku 30 milionë euro nga ai.

Kolumbiani duket se më nuk është në planet e Vincenzo Montellas, dhe vetë sulmuesi i ka fshirë të gjitha fotot e tij me fanellën e Milanit në faqen e tij në Instagram.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, për Baccan, Marseille do të ishte një opsion i mirë pasi do të përfitonte 4 milionë euro në vit, plus bonuse tjera.

Qendërsulmuesi që i mbushi 31 vjet në shtator, u transferua nga Sevilla për 30 milionë euro në vitin 2015. Vitin e kaluar, ai shënoi 14 gola në të gjitha garat në 34 ndeshje.