Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bacca kthehet në Serie A, por jo tek Milani

Sulmuesi kolumbian pritet të kthehet përsëri në Serie A.

Carlos Bacca është i huazuar nga Milani te Villarreali, mirëpo “Nëndetësja e Verdhë”, duket se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së tij.

Sipas asaj që shkruan gazeta Marca, “Rossonerët”, do të futen në bisedime me Romën për ta shitur Baccan në Olimpico, transmeton ksp.

Milani madje i ka ofruar Romës, shkëmbim kokë më kokë me Edin Dzekon, por kjo ofertë pritet të refuzohet nga verdhekuqtë, raporton KosovaPress.

Bacca pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Monchi, i cili në kohën kur punonte te Sevilla, e kishte transferuar kolumbianin nga Club Bruge.