Sulmuesi kolumbian pritet të largohet nga Milani.
Carlos Bacca nuk bën pjesë më në planet e trajnerit Vicenzo Montella.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani dëshiron të shesë kolumbianin gjatë kësaj vere, edhe pse vet lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar, transmeton kp.
Sipas BeIN Sports, Bacca ka marrë një ofertë nga klubi i Ligue 1, Olympique Marseille, të cilën është duke e shqyrtuar dhe shumë shpejt ai mund të vendosë që të transferohet në Velodrome.
Bacca është transferuar te Milani në vitin 2015 nga Sevilla dhe deri më tani ka realizuar 31 gola me Rossonerët.