Sport

Marseille eliminon yjet e PSG-së nga Kupa

Marseille ka eliminuar Paris Saint-Germainin në ndeshjen derbi të 1/8 së finales së Kupës së Francës. Marseille fitoi në “Stade Velodrome” ndaj parisienëve me rezultatin 2:1.

Në minutën e 31-të gol shënoi Alexis Sanchez për vendësit pas penalltisë të cilën e shkaktoi Sergio Ramos. Ishte pikërisht mbrojtësi i mysafirëve, spanjolli Ramos, ai i cili me shënoi gol të bukur me kokë, në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Por ukrainasi Ruslan Malinovsky shënoi gol edhe më të bukur në minutën e 57-të, kur me gjuajtje të saktë nga distanca, vendosi rezultatin final të takimit. Te PSG-ja në gjithë takimin luajtën Lionel Messi e Neymar, por mungoi ylli tjetër, Kylian Mbappe.