Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marquinhos vazhdon kontratën me PSG-në

Marquinhos ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022, duke u dhënë fund raportimeve se mund të largohet nga klubi francez.

Mbrojtësi brazilian raportohej se gjatë kësaj vere do të largohet nga PSG-ja me Manchester Unitedin që kishte shprehur interesim për të.

“Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur që luaj te Paris Saint-Germaini dhe kjo zgjatje kontrate është provë për angazhimin tim në klub”, ka thënë Marquinhos.