Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marota, ka bërë të ditur se portieri Andre Onana nuk është në shitje, pavarësisht spekulimeve për një kalim të tij te Chelsea.
Shumë media të huaja kanë shkruar së fundmi se 27-vjeçari mund të transferohet te klubi londinez pas përfundimit të këtij sezoni.
“Është shumë e vështirë ta parashikosh të ardhmen, por ne nuk kemi ndonjë ofertë dhe portieri dëshiron të qëndrojë. Ne nuk e mendojmë shitjen e tij”, ka thënë Marotta, shkruan të shtunën “Gazzetta dello Sport”.
Çmimi i Onanas në treg vlerësohet të jetë rreth 40 milionë euro, ndërsa ka edhe katër vjet kontratë me klubin “zikaltër”.
Artikuj të ngjashëm