Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maroku mund të mbetet pa mesfushorin Harit

Amine Harit

Përfaqësuesja e Marokut, sipas të gjitha gjasave do të jetë pa mesfushorin Amine Harit në Kampionatin Botëror.

Harit, ka dëmtuar gjurin të dielën, në fitoren e ekipit të tij, Marseillet 3:2 ndaj Monacos në kuadër të kampionatit francez.

Harit është larguar nga fusha me barelë, ndërsa Marseille të hënën ka njoftuar se atij i duhen të paktën dy javë për t’u rehabilituar. Harit të enjten e shkuar është përfshirë në listën përfundimtare të Marokut për Botëror dhe mbetet të shihet nëse do të zëvendësohet në momentet e fundit. 25-vjeçari ka 16 paraqitje për Marokun, që në Botëror bën pjesë në Grupin F, së bashku me Kroacinë, Belgjikën dhe Kanadanë.