Përfaqësuesja e Marokut do ta ketë përkrahjen e fuqishme edhe nga mesfushori Amine Harit, i cili i është bashkuar ekipit në Doha para gjysmëfinales kundër Francës.
Harit ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e ekipit për Kupën e Botës, por një javë para fillimit të turneut ishte lënduar.
25-vjeçari është mirëpritur nga bashkëlojtarët e tij, të cilat kanë postuar fotografi në rrjetet sociale.
Harit tashmë është vendosur në bazën e ekipit në Doha, ku e ka vazhduar trajtimin nga lëndimi i gjurit nën kujdesin e stafit mjekësor të Marokut.
“Një anëtar i familjes është në mesin tonë. Kjo aventurë është edhe e jotja gjithashtu”, ka shkruar kapiteni i Marokut, Romain Saiss në Instagram.
Edhe
A mundet Maroku t’i revanshohet Francës për disfatën në “Katari 2022”?
Harit dëmtoi ligamentet e gjurit në ndeshjen e Marseillet kundër Monacos, e cila u zhvillua më 13 nëntor në kuadër të kampionatit të Francës.
Maroku dhe Franca do të përballen të mërkurën mbrëma në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit “Katari 2022”.