Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maroku befason Ganën në Kupën e Afrikës

Maroku e ka nisur me fitore Kupën e Afrikës në futboll. Të hënën në ndeshjen e parë të grupit C, Maroku mposhti Ganën me rezultatin 1:0.

Marokenët arritën të befasonin ganezët për t’i marrë tri pikë të rëndësishme në garën kontinentale.

Golin e tri pikëve e realizoi Sofiane Boufal në minutën e 83-të. Ndeshjen e ardhshme Maroku e luan me Komorosin më 14 janar, ndërsa Gana takohet me Gabonin.

Artikuj të ngjashëm