Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maroku nuk gabon ndaj Tanzanisë

Favoriti për të triumfuar në Kupën e Afrikës, Maroku, e ka nisur kampanjën me fitore bindëse ndaj Tanzanisë, në kuadër të Grupit F. Maroku fitoi me rezultatin 3:0 të mërkurën mbrëma. Romain Saiss në minutën e 30-të shënoi për 1:0.

Nga minuta e 70-të, Tanzania luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Novatus Miroshit.

Azzedine Ounahi në minutën e 77-të dhe Youssef En Nesyri tre minuta më pas, shënuan për rezultatin përfundimtar. Maroku e ka fituar këtë trofe në vitin 1976, ndërsa në Kupën e Botës në Katar, shkroi historinë duke u kualifikuar deri në gjysmëfinale.