Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Markut i caktohet kundërshtari i radhës, e paralajmëron atë

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet me francezin Jorick Luisetto më 20 nëntor në Wembley në luftën për titullin IBF International në kategorinë velter.

Marku do ta mbrojë titullin që e fitoi në shtator në përballje me Maxim Prodanin.

Marku 29-vjeçar në ringun profesionist ka fituar 9 meçe (6 KO) e ka një barazim.

Francezi Luisetto ka 11 fitore e dy humbje.

“Përshëndetje Jorick Luisetto, e kam një mesazh për ty. Duhet të jesh i frikësuar, pasi më 20 nëntor do ta shohësh se çfarë luftëtari jam unë. Do të shohësh gunga në kokën tënde. Do të shohësh një ‘kafshë’ më ndryshe. Jeni përballur me shumë kundërshtarë në karrierën tënde, por jo me dikë si unë. Do ta shohësh këtë”, ka thënë Marku në një videomesazh të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm