Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marku e mposht me pikë Luisetton

Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku e ka mposhtur me pikë (78-75) boksierin francez Jorick Luisetto.

Marku ishte pothuajse në të gjithë meçin dominues, dhe nuk e vuri në diskutim asnjëherë fitoren.

Ai paralajmëroi se do të ketë gjëra të mëdha në vazhdim pas fitores.

Për 29-vjeçarin kjo ishte fitorja e 10-të (6 KO) dhe e ka një barazim në ringun profesionist.

Francezi Luisetto regjistroi humbjen e tretë.