Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku të shtuën mbrëma në Newcastle do ta mbrojë titullin IBF International në kategorinë velter.
Marku në një duel në dhjetë raunde do ta ketë përballë britanikun Chris Jenkins.
Për Markun 29-vjeçar është dueli i 12-të në boksin profesionist. Ai i ka fituar 10 përballje (6 KO) dhe ka barazuar në një.
Britaniku Jennings është kundërshtari më i fortë në karrierën e deritashme të Markut.
Ai ka bilanc prej 23 fitore, katër humbje e tri barazime.
Marku në një prononcim për mediat britanike të enjten ka thënë se ky meç do ta shtyjë atë para në karrierë.
Në parameç të Markut do të boksojë edhe boksieri i lindur në Gjakovë, Erdogan Kadrija. Ai do të ndeshet në gjashtë raunde me britanikun Michael Webster.