Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mario Mitaj falënderon Sylvinhon

Mario Mitaj tashmë është prej lojtarëve të rëndësishëm të Shqipërisë. Ai po mbulon me sukses krahun e majtë të mbrojtjes. Mitaj është zbulim i Sylvinhos.

“E falënderoj Sylvinhon që më ka dhënë shumë vetëbesim. Besoj e kam shpërblyer besimin që më ka dhënë. Shpresoj të luaj shumë vjet në Kombëtare dhe ta arsyetojë mundësinë. Gjatë gjithë lojës trajneri më ndihmon, më jep këshilla që të më bëjë lojën më të kollajshme dhe e falënderoj. Më pëlqen shumë të hidhem në sulm dhe të krijoj raste që të bëjmë gol”, ka thënë Mitaj.

Ai po luan fare pak për Lokomotivën e Moskës. Nuk e ka përjashtuar mundësinë që paraqitjet e mira me Kombëtaren t’i ndihmojnë për të kaluar në ndonjë skuadër më të madhe.

Shqipëria mposhti 2:0 Bullgarinë në miqësore.