Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, ka reaguar pas vazhdimit të kontratës. Ai ka thënë Shqipëria ka shënuar progres. Sylvinho të mërkurën vazhdoi deri në fund të korrikut kontratën me Shqipërinë.
Nën drejtimin e tij, Shqipëria luajti për herë të dytë në Evropian. Më 26 mars, Shqipëria luan kundër Polonisë në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“‘Deri tani kemi arritur një objektiv historik; kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Kampionati Evropian duke shfaqur në fushë paraqitje konkurruese dhe të respektueshme, së bashku me kualifikimin për herë të parë në fazën plejofit të Botërorit 2026. Këto janë rezultate që pasqyrojnë progresin, identitetin dhe forcën kolektive të këtij ekipi. Ajo që në pret më pas do të kërkojë më shumë përkushtim, punë të palodhur dhe angazhim nga të gjithë. Ne qëndrojmë të fortë, ditë pas dite me vendosmëri dhe zemër. Forca Shqipëri!”, shkruan në postimin e Sylvinhos në rrjetet sociale.