Si fëmijë, Carolina Marin ishte tërhequr nga badmintoni pasi i dukej sport më i veçantë, një joshje që u rrit derisa kaloi në profesionizëm.
"Në tenis topi është top, por të mundohesh të kontrollosh një top që është më tepër si pendël është vërtet e çuditshme", thotë ajo.
Tash Marin, 25-vjeçare, është disi e veçantë edhe vetë.
Në gusht ajo është bërë femra e parë që ka fituar tre tituj të botës në konkurrencë individuale. Në lojërat olimpike "Rio 2016" është bërë femra e parë evropiane që ka fituar të artën në badminton, duke i dhënë fund dominimit shumëvjeçar të lojtareve nga Azia. Ajo arritje ishte edhe më e veçantë, pasi që Spanja nuk ka ndonjë histori në këtë sport. Para Marinit, vetëm një lojtar nga Spanja kishte fituar një meç në Lojërat Olimpike, jo më tepër.
"Duke luajtur badminton, unë gjithmonë e kam ditur se çfarë dua të bëj dhe kam qenë e gatshme të stërvitem fort për këtë, edhe kur fizikisht bëhej tepër e dhimbshme. Ata që më shihnin duke stërvitur më quanin të ashpër", thotë Marin. "Mendoj se fakti që më tepër njerëz më njohin në rrugë kur kaloj nëpër Jakarta në Indonezi dhe në vendet e tjera në Azi sesa në vendin tim, tregon se sa shumë është dashur të punoj për të arritur këtu ku jam"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)