Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, është duke e pritur thirrjen nga Përfaqësuesja e Spanjës, pas paraqitjeve të mira me madrilenët, sidomos atë të Ligës së Kampionëve kundër Romës, ku edhe realizoi gol, transmeton KTV.
“Qëllimi im është që të thirrem nga Përfaqësuesja e Spanjës. Do të ishte ëndërr të marr thirrje nga Luis Enrique, por për momentin jam i përfshirë me madrilenët dhe e hapa llogarinë time me një gol të shënuar. Ishte moment i veçantë për mua ta ndihmojë skuadrën”, ka thënë sulmuesi i Real Madridit për të përditshmen spanjolle Marca.
Mariano Diaz shënoi një supergol në fitoren prej 3-0 ndaj Romës.