Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marian Ilievski emërohet trajner i KB Rahovecit

KB Rahoveci ka konfirmuar se trajner i ri i skuadrës është emëruar Marian Ilievski, transmeton Koha.net.

“Klubi i Basketbollit Rahoveci, ka kënaqësinë të konfirmoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur nga Maqedonia, Marian Ilievski, i cili do të drejtojë skuadrën tonë deri në fund të edicionit”, thuhet në konfirmimin e “Vreshtarëve”.

Trajneri 44 vjeçar është emër i njohur në basketboll, veçanërisht në Kosovë.

Ilievski ka titull kampioni në Kosovë me Prishtinën, derisa dy herë ka fituar Ligën Ballkanike, me Prishtinën dhe klubin maqedonas Blokotehna.

Ilievski të hënën do të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën e Rahovecit, ndërsa të mërkurën e pret ballafaqimi i parë në Ballkan Ligë, ndaj skuadrës Ibar Rozhaj, që zhvillohet në palestrën"Mizahir Isma".