Pas ndarjes me trajnerin nga Turqia, Tuncay Bostanci, Proton Cable Prizreni ka emëruar të mërkurën mbrëma trajnerin e ri.
Skuadrën prizrenase të basketbollit do ta drejtojë maqedonasi Igor Mihajlovski. Ai do të fillojë punën me prizrenasit të enjten.
Sipas njoftimit, Mihajlovski ka drejtuar skuadra si Kumanova, Kozhuvi, Rabotniqki. Ka drejtuar edhe të rinjtë e Maqedonisë së Veriut.
Prizreni është i parafundit në Superligën e Kosovës në basketboll.