Sulmuesi nga Brazili, Marcos Paulo pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A të Italisë. Mediumet italiane kanë shkruar të hënën se Paulo është afër arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Interit.
Mësohet se Paulo, që luan te Fluminense, pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Antonio Conte. Tek Interi po synojnë transferimin e tij si futbollist të lirë në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me ekipin brazilian. Paulo po refuzon rinovimin e kontratës me Fluminensen dhe në janar pritet të firmosë parakontratë me Interin, ekip të cilit do t’i bashkohet për sezonin e ardhshëm. Paulo në fillim të vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Fluminenses dhe këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka asistuar katër herë në 30 paraqitje. Ai më herët është kërkuar edhe nga Barcelona dhe mund të luajë edhe si sulmues krahu.