Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo rikthehet te Fluminense

Ish-futbollisti i Real Madridit, Marcelo është rikthyer në vendlindje, Brazil. Mbrojtësi i krahut të majtë, i është bashkuar skuadrës së Fluminenses, te e cila është prezantuar të premten.

Në fakt, Marcelo rikthehet te Fluminense, ekip ku u zhvillua si lojtar dhe debutoi si profesionist.

Ai u pat larguar nga Fluminense në janar të vitit 2007 për t’iu bashkuar Real Madridit, ekip për të cilin luajti deri në fund të sezonit të shkuar.

34-vjeçari te Fluminense është transferuar si lojtar i lirë, pasi javë më parë shkëputi kontratën me Olympiacosit.

Ai te Olympiacosi u transferua para fillimit të këtij sezoni dhe në 10 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar tri gola.