Claudio Marchisio dhe Sami Khedira pritet të largohen gjatë afatit kalimtar të verës nga Juventusi.
Mesfushori italian, Marchisio nuk është duke pasur minuta të shumtë këtë edicion.
32-vjeçari ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij edicioni dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në MLS.
Los Angeles Galax dhe New York City janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për Marchision.
Ndërkohë, rrugës së italianit duket se është edhe mesfushori gjerman Sami Khedira.
Toronto dhe Los Angeles Galaxy po kërkojnë shërbimet e ish-mesfushorit të Real Madridit. Gjithsesi për Khediran interesim ka shprehur edhe skuadra gjermane Schalke 04.