Pas largimit të Leonardo Bonuccit në këtë afat kalimtar, Juventusi rrezikon të humbë edhe një lojtar të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për mesfushorin që është prodhim i akademisë së Juventusit, Claudio Marchisio, transmeton Koha.net.
Corriere della Sera raporton se Marchisio dëshiron largimin nga Juventusi në këtë afat kalimtar, me Chelsean një nga destinacionet e mundshme.
Raportohet se ai nuk ka raporte të mira me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri dhe dëshiron më tepër minutazhë për të siguruar një vend në kombëtaren italiane për Botëror.
Në garë për të raportohet se është edhe Milani, i cili transferoi Bonuccin në këtë afat kalimtar.
Artikuj të ngjashëm