Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjigantët anglez, pas mesfushorit të Juventusit

Dy gjigantët e Premierligës angleze, Chelsea dhe Manchester Unitedi, kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Claudio Marchisio, transmeton koha.net.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, ekipet angleze janë duke e monitoruar 31-vjetarin, derisa ka pasur edhe lajme se trajneri i Bluve, Antonio Conte, ka folur edhe personalisht në telefon me mesfushorin italian.

Marchisio, i cili me Bianconerët e ka nisur karrierën në moshën shtatë vjeçare, është paraqitur në 358 ndeshje me klubin “Bardhezi”.

Një transferim i tillë mbetet i vështirë, pasi pavarësisht lëndimeve të cilat lojtari i pati gjatë këtij edicioni, mbetet ende pjesë e pandashme nga ekipi për trajnerin Allegri.