Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo mungon në pjesën e mbetur të edicionit

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, do të mungojë në pjesën e mbetur të edicionit në La Liga, pas lëndimit në kofshë.

Një komunikatë e Realit e lëshuar të premten ka konfirmuar lëndimin e brazilianit. Reali nuk ka njoftuar se sa do të mungojë Marcelo. Por mediat spanjolle kanë shkruar se ai do të mungojë tri javë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marcelo (32) do të mungojë në ndeshjet ndaj Alavesit, Granadas, Villarrealit dhe Leganesit. Ai pritet të kthehet për ndeshjet e Championsit, që fillojnë prej 7 gushtit.

Reali po e kërkon titullin e parë në Spanjë që nga viti 2017.