Real Madridi arriti të sigurojë titullin e kampionit në La Liga me fitoren ndaj Espanyolit të shtunën.
Për mbrojtësin e krahut Marcelo, titulli kampion ishte tejet i veçantë.
Mbrojtësi i krahut është bërë lojtari më i trofeshëm në histori të klubit spanjoll.
Braziliani me titullin kampion ka fituar plotë 24 trofe me fanellën e klubit madrilen.
Ai gjatë karrierës së tij te ekipi spanjoll ka arritur të fitojë 6 La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 5 Superkupa, 4 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa Evropiane dhe 4 Kupa të Botës për klube.
Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007 kur u transferua nga Fluminese. Ai pritet të largohet këtë sezon nga Los Blancos.