Limiti kohor prej 12 orëve për përfundim të etapës 32-kilometërshe, të garës së vështirë të gjurmëve që njihet si maratona Barkley, po afrohej shpejt dhe ende nuk kishte shenjë për vrapuesin e famshëm të ultramaratonave, Michael Wardian.
Një garues me përvojë në gara ekstreme nëpër botë, Wardian 42-vjeçar nga Arlingtoni, ka kompletuar edhe Marathon des Sables, një garë 250-kilometërshe gjatë gjashtë ditëve në shkretëtirën e Saharës, që futet në mesin e garave më të vështira në botë, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Washington Post.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët këtë vit, Wardian vrapoi me mesatare prej 2:45:56 orë për maratonë (42 kilometra e 195 metra) në World Marathon Challenge, ku përfshihen shtatë maratona në shtatë kontinente për shtatë ditë.
Por, edhe Wardian nuk ishte në gjendje të përfundonte në kohë një nga pesë etapat e maratonës Barkley më herët këtë muaj, në kohën e kërkuar, pasi humbi rrugën.
"Me gjasë është një prej garave më të vështira, në të cilat kam marrë pjesë. Ka shumë faktorë që të nxjerrin nga kontrolli", ka thënë Wardian.
Në fund, vetëm një nga 40 pjesëmarrësit këtë vit, 32-vjeçari John Kelly, përfundoi shtegun në Frozen Head State Park, në lindje të Tennessees në SHBA, nën limitin kohor prej 60 orëve, duke kaluar shtegun me kohë impresive prej 59:30:53 orë....(më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.