Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gill vendos rekord në garën “shtatë maratona, në shtatë kontinente, për shtatë ditë”

Atletja britanike Susannah Gill ka fituar "World Marathon Challenge" pasi kompletoi shtatë maratona (42 kilometra e 195 metra vrapim), në shtatë kontinente për shtatë ditë.

Gill vrapoi në total 295 kilometra për një kohë rekorde të botës prej 24 orë 19 minuta e nëntë sekonda, duke djegur deri në 5000 kalori në ditë, shkruan BBC.

Gill 34-vjeçare vrapoi garën e fundit në Miami të mërkurën mbrëma në një kohë prej 3:26:24 orë, përcjell sot Koha Ditore.

"Ishte një ambicie e çmendur e imja që doja ta realizoja. Ishte një gjë që doja të bëja me çdo kusht. Dhjetë vjet më parë, unë vetëm doja të isha në formë dhe të vrapoja maratonën e Londrës, Tash, vrapimet e maratonës më kanë dërguar në mbarë botën", ka thënë ajo.

Gjatë dekadës së fundit ajo ka kompletuar 45 maratona, përfshirë dhjetë të Londrës, ndërsa kohën më të shpejtë e ka 2:58 orë.

Amerikani Mike Wardian ka fituar titullin në konkurrencën e meshkujve duke përfunduar maratonën e fundit në Miami me kohë 2:53:03 orë, dhe me një kohë totale 20:49:30 orë në shtatë garat...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)