Atleti Sam Atkin e ka thyer rekordin e vendosur nga Mo Farah.
Atkin regjistroi kohën më të shpejtë në 3 mijë metra vrapim në historinë e vrapuesve nga Britania.
29-vjeçari vrapoi për 7 minuta, 31 sekonda e 97 të qindtat në ngjarjen e mbajtur në Boston.
Farah e kishte përfunduar këtë garë për 7 minuta, 32 sekonda e 62 të qindtat në vitin 2016.
Atkin e mbylli garën i dyti, prapa amerikanit Yared Nuguse, i cili e fitoi këtë garë pasi hyri në finish për 7 minuta, 28 sekonda e 24 të qindtat, shkruan “BBC-ja” të shtunën.
Artikuj të ngjashëm