Ndeshja kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është programuar më 5 shtator, do të luhet në Strumicë.
Ndërsa lajmi pritet të zyrtarizohet nga Federata Maqedonase e Futbollit, ai është konfirmuar paraprakisht nga disa zyrtarë të vendit pritës të kësaj sfide, raporton TCH.
UEFA pranoi kërkesën e bërë nga FFM-ja, duke aprovuar zhvillimin e ndeshjes kualifikuese në stadiumin e Strumicës me 6.500 vende, në qytetin më të largët lindor nga Shqipëria, e që ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.
Ky është qyteti ku ka lindur kapiteni i maqedonasve, Goran Pandev, ndërsa të enjten që kaloi, në stadiumin “Mladost” luajti edhe Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-0 përballë Dacia Chisinau në turin e parë kualifikues të Europa League.
-
Rreth 450 tifozë kuqezi në stadiumin në Strumicë
-
Kuqezinjtë të gatshëm për ndeshjen në Strumicë
-
UEFA: Ndeshja Maqedoni-Shqipëri me rrezikshmëri të lartë
-
Tre mijë bileta për “Dardanët” për sfidën ndaj Maqedonisë Veriore, luhet në Shkup
-
Organizimi i ndeshjes Maqedoni - Kosovë jashtë Shkupit do të ishte politik