Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maqedonia i “frikësohet” Kosovës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll ka arritur në Prishtinë të martën, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës parakualifkuese për Kampionatin Botëror “Kina 2019”, ndaj Kosovës.

Maqedonasit kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i Përfaqësueses së Maqedonisë, Jordanço Davitkov, ndeshjen kundër Kosovës e ka vlerësuar të vështirë.

Për dallim nga trajneri Daviktov, alo-qendra maqedonase Gjorgji Çekovski, që në të kaluarën ka luajtur te Sigal Prishtina, shprehet i bindur se do të arrijnë fitore ndaj Kosovës.

Të kujtojmë që në këto ndeshje kualifikuese për Maqedoninë, nuk do të luajë Pero Antiq, basketbollisti i cili luan në Kampionatin më të fort në botë, NBA.

Të mërkurën dy përfaqësueset përballen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim prej orës 20:00.