Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, të martën mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë parakualifikuese për kampionatin botëror “Kina 2019” kundër Maqedonisë.
Stërvitja u mbajt me dyer të mbyllura për mediat dhe publikun, por për të mërkurën, kur do të luhet ndeshja në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (20:00) në Prishtinë, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka ftuar tifozët në numër sa më të madh për të përkrahur Kosovën drejt fitores së parë në ndeshje zyrtare. Për këtë, ka lansuar edhe një videospot ku fton publikun për përkrahje, duke e quajtur “lojtari i gjashtë je ti”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova jo vetëm në basketboll nuk ka shijuar fitore në ndeshje kualifikuese. Është në pritje të fitores së parë në futboll, volejboll e hendboll. Në hendboll ka një barazim dhe disa fitore në gara më të ulëta, por jo në kualifikime për gara të mëdha.
E basketbolli synon të bëhet i pari që ia sjell Kosovës fitoren në sporte kolektive, në konkurrencë seniorësh.
Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg pranon se përfaqësuesja e Maqedonisë është më cilësore. Megjithatë, fitoren ndaj Maqedonisë nuk e vlerëson mision të pamundur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.