Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Manita” e Barcelonës ndaj Real Madridit

Futbollistet e Barcelonës e kanë zgjatur serinë në 12 fitore ndaj Real Madridit.

Fitoren e fundit ndaj madrileneve, skuadra e Barcelonës e shënoi të dielën në “Olympic Stadium”, 5:0.

Barcelona asnjëherë nuk ka humbur nga Reali në “El Clasicon” e futbollisteve, ndërsa tani në ligë ka krijuar distancë prej gjashtë pikëve.

Barcelona luajti pa të lënduarën Alexia Putellas, por kjo nuk pati ndikim pasi edhe pa të e shënoi fitoren e nëntë rresht në kampionat në po aq ndeshje.

Reali është i dyti me 21 pikë gjithsej, gjashtë më pak se liderja.

Fituesja e “Topit të Artë” dhe heroina e Kupës së Botës, Aitana Bonmati, e hapi serinë e golave në minutën e 17-të, kurse Caroline Graham Hansen dhe Mariona Caldentey, shtuan nga një gol për rezultatin 3:0 para pushimit.

Edhe Barcelona thellon distancën me Realin Futboll Barcelona thellon distancën me Realin

Barcelona shënoi edhe dy gola në kohën shtesë të ndeshjes me Claudia Pinan dhe Vicky Lopezin, që në moshën 17-vjeçare u bë golashënuesja më e re në “El Clasico”.

Ishte fitorja e 67-të rresht e Barcelonës në shtëpi në ndeshjet e ligës.

Këtë ecuri pozitive e ka nisur në shkurt të vitit 2019.