Nuk ka dyshim që ylli Sadio Mane shndrit në fushë. Jashtë saj, megjithatë, emri i madh i transferuar nga Bayern Munichu është edhe më me ndikim.
Do të ishte e lehtë për një lojtar si Mane të harronte se prej nga vjen. Pasi shënoi 120 gola dhe regjistroi 38 asistime në 269 ndeshje për Liverpoolin, duke fituar Premier Leaguen e titujt evropianë dhe afrikanë përgjatë rrugës – sulmuesi që dhuron emocione u shndërrua në yll global.
Modestia ka qenë tipar i vazhdueshëm i karakterit të Manes, qëkur ai nisi të ngjitej në nivelet e futbollit. Diçka e tillë erdhi kur e mori çmimin e lojtarit më të mirë afrikan në janar të vitit 2020.
Për ta bërë publike ceremoninë nëpërmjet fotografive, Manes iu kërkua që të ulej në një kolltuk të madh, e ta mbante në njërën dorë trofeun. Pa ndonjë qëllim të keq – shtoja faktin se në atë kohë lojtari i Liverpoolit ishte zgjedhur më i miri i kontinentit dhe ishte ulur në kolltukun që i ngjante një froni – dikush në dhomë bëri shaka me senegalezin duke i thënë “mbret”.
Në një videoincizim që shpejt u përhap në rrjetet sociale, u deshën vetëm disa sekonda për t’u regjistruar ajo që kishte thënë Mane.
Edhe
Mane i bashkohet Bayernit, largohet si “ikonë e ditëve moderne të Liverpoolit”
Reagimi i tij ishte unik. Buzëqeshja iu largua për pak çaste nga fytyra dhe me qetësi e mirësjellje e drejtoi gishtin kah personi, të cilit i ishte drejtuar.
“Jo, jo, jo... Unë nuk jam mbreti”.
Qartë kuptohej. Mane mund të pranonte lëvdatat dhe të vazhdonte tutje me industrinë promovuese. Por ai nuk është ndryshe nga ne.
Një person cinik do të thoshte se është e lehtë për një lojtar të bënte shfaqjen e personit modest kur ka kamera përreth. Mane, megjithatë, ka bërë shumë gjëra të tjera larg qendrës së vëmendjes, që tregon se është shumë larg nga stereotipi i një futbollisti modern, mendjemadh e pa kujdes për të tjerët.
30-vjeçari është rritur shumë larg dritave shkëlqyese dhe magjepsëse të botës së futbollit në të cilin gjendet aktualisht. Natyra e atij edukimi – dhe pengesat e mëdha me të cilat është përballur përgjatë rrugës – e kanë ndihmuar atë të qëndrojë me këmbë në tokë.
Ato bënë që ai të kthejë diçka prapa, për të mirë. Në dokumentarin e vitit 2020 “Sadio Mane: I krijuar në Senegal”, lojtari tregon se si e ka humbur babanë në moshën shtatëvjeçare sepse nuk kishte objekte të duhura mjekësore në fshatin e tij, Bambali. Pasi e fitoi mundësinë të luante te Liverpooli, Mane vendosi që t’ia ofronte atij vendi një objekt të tillë.
“Më kujtohet që motra ime po ashtu u lind në shtëpi sepse nuk kishte spital në fshatin tonë”, kishte thënë Mane për fëmijërinë e tij, pasi ishte rritur në regjionin e varfër të Sedhiout. “Ishte situatë shumë, shumë e vështirë për të gjithë. Doja që të ndërtoja një objekt të tillë për t’u dhuruar njerëzve shpresë”.
Spitali i ndërtuar, që pati koston e rreth 500 mijë eurove, është në shërbim të 34 fshatrave të jugut të Senegalit. Njeriu i cili e bëri të mundur një gjë të tillë, u rikthye në shtëpi për hapjen zyrtare, në qershor të vitit 2021.
Mane, i cili shënoi penalltinë e fitores në shkurt të vitit 2022 kur Senegali e fitoi Kupën e Afrikës për herën e parë, është mësuar të pritet si hero kur kthehet në Afrikën Perëndimore. Në këtë fazë, megjithatë, shumë njerëz i janë falënderues atij, jo vetëm për kënaqësinë që ua solli nëpërmjet sukseseve në fushën e lojës.
Futbollisti i ri i Bayernit, me numrin 17, e ka financuar ndërtimin e një shkolle të mesme në Bambali, duke u kujdesur që laptopët dhe interneti i fortë të jenë të pranishme po ashtu.
Edhe
Sulmuesi Mane ringjalli fshatin e lindjes me bamirësi
Në dokumentarin “Sadio Mane: Made in Senegal”, ai u thotë nxënësve lokalë të shkollës se “edukimi është çelësi” – duke i nxitur ata që ta shfrytëzojnë çdo mundësi që ai nuk e kishte.
Mane po ashtu ka dërguar një pikë karburanti dhe zyre të postës në atë zonë dhe kur pandemia e koronavirusit goditi të gjithë, ai postoi një video me detajet të cilat njerëzit duhej t’i ndiqnin e t’i kenë parasysh si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit.
Në të njëjtën kohë, ai dhuroi donacion prej 45 mijë eurosh për komitetin kombëtar, që ishte e ngarkuar me trajtimin e këtij problemi në Senegal.
Ka shembuj të panumërt të Manes që ofron fanella, para dhe udhëtime për njerëzit me më pak fat se ai. Dhe citati më i famshëm që i atribuohet futbollistit – nëpërmjet “Teledakar” në vitin 2019 – ndoshta e përmbledh imazhin e tij më së miri.
“Pse do t’i doja 10 Ferrari, 20 orë diamanti, apo dy aeroplanë?”, kishte thënë ai. “Preferoj që njerëzit e mi të kenë pak nga ajo që jeta më ka dhënë mua”.
Nëse nevojiten edhe më shumë prova se fama nuk e ka goditur kokën e Manes, një prej tyre është pas arritjes së tij në Munih në verën e vitit 2022. Përderisa shumë bashkëlojtarë të tij profesionistë po postonin fotografi nga lokacione të ndryshme luksoze e të veshur me rroba të stilistëve, golashënuesi më i mirë i Senegalit pati fokus krejt ndryshe në rrjetet sociale.
Një fotografi tregoi se ylli i Bayernit po luante aty ku kishte filluar si një djalosh i ri – në një prej fushave me kushtet më të dobëta në Bambali. Komuniteti i atij rrethi doli në numër të madh për ta parë heroin dhe ishin pjesëmarrës në ndeshje ku disa prej tyre ishin bashkëlojtarë të tij në fëmijëri. Një prej tyre edhe ish-bashkëlojtari te Senegali dhe ish-sulmuesi i Freiburgut, Papiss Demba Cisse.
Mane më vonë postoi një video me pamje të asaj loje – në baltë e në ujë – teksa më pas premtoi se do të ndërtonte një fushë moderne artificiale në atë vend.
I tillë është popullariteti i Manes në vendin e tij, ndërsa thotë se pak njerëz do të punonin nëse do të arrinin në Bayern. Megjithatë, ai është i vetëdijshëm për ndikimin që ka – dhe ai e shfrytëzon këtë shans për t’u bërë model për të tjerët.
“Natyrisht, mendoj se të gjithë ne – jo vetëm unë, por bashkëlojtarët e mi te Senegali – ne në Evropë përfaqësojmë një shtet”, tha Mane, kur u pyet në konferencën e tij të parë te Bayerni se çfarë do të thotë për Senegalin transferimi i tij.
Edhe
Sadio Mane: Nga fëmijëria rebele, në superyll të futbollit
“Ne jemi ambasadorë. Ne vetëm mundohemi të bëjmë më të mirën dhe në të njëjtën kohë t’i bëjmë të rinjtë të kenë ëndrra të mëdha. Sepse ëndrrat lejohen për të gjithë... dhe, natyrisht, unë do të jem këtu për t’i bërë krenarë”.
Mane, futbollisti më jotipik modern, tashmë, ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.