Roberto Mancini zyrtarisht ka përfunduar kontratën e tij me Zenitin, për të krijuar mundësinë që të nënshkruajë për Italinë.
Vendimi u njoftua zyrtarisht mëngjesin e së dielës.
“Zeniti dhe Roberto Mancini janë pajtuar për t’i dhënë fund kontratës së trajnerit. Kontrata do të mbyllet me pajtim të dyanshëm, pa kompensime. Kontrata e Mancinit me Zenitin përfundon më 14 maj 2018”, ka thënë klubi duke i uruar sukses trajnerit italian.
Mancini pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Italinë, me opsionin për dy vjet të tjera.
Artikuj të ngjashëm