Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini nuk është i interesuar për Leicesterin

Roberto Mancini raportohet se nuk është i interesuar që ta marrë punën e menaxherit te Leicester City edhe pse po përmendet si pasardhës i mundshëm i Claudio Ranierit të shkarkuar.

“Dhelprat” që po rrezikojnë rënien nga elita angleze janë në kërkim të një menaxheri të ri pasi të enjten mbrëma shkarkuan trajnerin italian, vetëm nëntë muaj pasi ai u ndihmoi që ta fitojnë titullin e Premier Ligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mancini është i papunë që prej largimit nga Interi verën e vitit të kaluar dhe e njeh ligën angleze sa ishte menaxher i Manchester Cityt.

Sky Sports raporton se 52-vjeçari ka paralajmëruar se nuk është i interesuar për punën në King Power Stadium.

Guus Hiddink, Alan Pardew dhe Frank de Boer janë lidhur me punën si trajner te Leicesteri.