Ish lojtari i Leicester Cityt, Roberto Mancini, është favoriti kryesor për ta zëvendësuar bashkëvendësin e tij, Claudio Ranierin, në postin e trajnerit të kampionit të Premierligës.
Leicesteri të enjten e shkarkoi Ranierin pas më pas se një vit, që kur e drejtoi këtë ekip drejtë triumfit në ligën angleze, ani pse gjasat në fillim të edicionit ishin shumë të vogla, transmeton KTV.
Tekniku italian Mancini pati sukses në të kaluarën në Angli, duke e drejtuar Manchester Cityn në triumfin e titullit të Premierligës. Ai poashtu pati suksese në Inter dhe Galatasaray.
Emri tjetër që lakohet për drejtimin e kampionit anglez është edhe ai i holandezit Frank de Boer, që u shkarkua tre muaj pasi e mori skuadrën italiane Inter nën drejtim. Emra tjerë që janë kandidat për drejtimin e Leicesterit janë Martin O’Neill, Nigel Pearson e Alan Pardew.