Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, është në listën e ngushtë të Tottenhamit për ta zëvendësuar Antonio Conten, nëse ai largohet në verë, ka shkruar të shtunën mediumi “The Telegraph”.
Është thënë se Conte mund të largohet nga Spursi nëse nuk e gjen mbështetjen e plotë në afatin kalimtar të verës, dhe Mancini po shihet si pasardhës i tij në këtë rol.
Emri tjetër që është përfolur në mediat angleze si zëvendësues i Contes te Tottenhami është edhe Graham Potter i Brightonit.
Megjithatë, Conte ka insistuar se ai është shumë i përkushtuar në punën te skuadra londineze.