Seleksionuesi i Italisë, Roberto Mancini ka konfirmuar se Mario Balotelli do ta ketë rastin e tij nëse paraqitet mirë me Olympique Marseillen.
Mancini me ardhjen në krye të përfaqësueses ka nisur rinimin e skuadrës, mirëpo ai ka lënë derën hapur edhe për lojtarët me përvojë, transmeton Koha.net.
“Guximi, talenti dhe rinia janë tri gjëra shumë të rëndësishme për ne. Skuadra është përmirësuar dhe jemi të lumtur me entuziazmin e kthyer te Italia. Shpresojmë të vazhdojmë të rritemi. Unë e kam aktivizuar Marion kur ai ishte 17-vjeçar. Ai është një lojtar me një kualitet të jashtëzakonshëm. Ai është ende i ri dhe varet nga ai. Nëse punon fortë dhe paraqitet mirë me klub atëherë do ta ketë rastin”, ka thënë Mancini përcjell "Sky Sport Italia".