Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini kritikohet nga nëna e vet

Marianna Paulo, nëna e përzgjedhësit të Italisë, Roberto Mancinit, publikisht e ka kritikuar djalin e vet pas eliminimit të turpshëm në plejofin për kualifikim në Kupën e Botës nga Maqedonia e Veriut.

Sipas saj, Roberto Mancini ka gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve.

“Do ta thirrja Mario Balotellin. Ai fizikisht është i jashtëzakonshëm dhe është shumë i fuqishëm. Askush nuk mund ta ndalë atë para portës”, ka thënë Paulo për “Radio Uno”.

Italia dominoi kundër Maqedonisë së Veriut, por pavarësisht 34 tentimeve për shënim, nuk arriti të shënonte gol, ndryshe nga Maqedonia që e shfrytëzoi një nga katër tentimet që i pati.