Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchesteri insiston për mesfushorin Rice

Te Manchester Unitedi janë të vendosur që gjatë afatit kalimtar të janarit, të transferojnë mesfushorin defensiv të West Ham Unitedit, Declan Rice, njofton të martën “The Sun”.

Rice po kërkohet me ngulm nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchesteri është i gatshëm që për transferimin e tij, të paguajë dëmshpërblim deri në 80 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rice 20-vjeçar, vlerësohet ndër më të mirët në Premier League në rolin e tij dhe ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.

Ai ka 11 ndeshje kampionale këtë edicion kurse në fillim të këtij viti ka debutuar edhe te Përfaqësuesja e Anglisë, duke regjistruar gjashtë paraqitje deri më tani.