Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi synon shkëmbimin Pogba – Martinez

Duket se Paul Pogba së shpejti do të largohet nga Manchester Unitedi.

E “Djajtë e Kuq” preferojnë një shkëmbim të tij me yllin e Interit, Lautaro Martinez, raporton Mirror.

Pogba qe një kohë të gjatë nuk është i kënaqur në Old Trafford dhe pritet që të largohet drejt Spanjës apo Italisë me top klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

E së fundmi Interi ka lënë prapa Juventusin në garën për mesfushorin francez, por duket se duhet të shkëmbejë me një nga lojtarët e tij kryesor në mënyrë që ta transferojë Pogban.