Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe mund të përfundojë tek Interi, si zëvendësues i Lautaro Martinezit.
28-vjeçari pritet ta përfundojë në verë aventurën e tij shtatëvjeçare me “bianconerët”, pasi nuk arriti ta nënshkruajë kontratën e re me “zonjën e vjetër”.
Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, Interi e do me çdo kusht ta ketë në ekip Dybalan si lojtar të lirë dhe ta shesë Lautaro Martinezin.
Interi synon të përfitojë financiarisht edhe me shitjen e Alexis Sanchezit dhe Arturo Vidalit.
Artikuj të ngjashëm