Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi me kontratë të re për Cavanin

Foto: Reuters

Manchester Unitedi po planifikon ta mbajë sulmuesin Edinson Cavani.

33-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” vitin e shkuar nga Paris Saint-Germaini si futbollist i lirë.

Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin anglez. Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thuhet se u ka bërë të ditur krerëve të klubit se dëshiron ta mbajë në skuadër Cavanin.

Drejtuesit e klubit do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare sulmuesit uruguaian që do ta mbante atë në “Old Trafford” deri në vitin 2023.

Cavani këtë sezon në 21 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe dy asistime.

Artikuj të ngjashëm