Manchester Unitedi është kthyer te fitorja në Premier League, pas disfatës në derbi nga Manchester City.
Megjithatë, pikët e plota i arriti krejt në fund të ndeshjes dhe me shumë vështirësi.
Unitedi të shtunën fitoi 1:0 në udhëtim te Fulhami, në ndeshjen e xhiros së 11-të.
Scott McTominay shënoi në minutën e tetë por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Por ishte goli i Bruno Fernandesit që ia siguroi pikët e plota mysafirëve.
Portugezi shënoi në minutën e parë të kohës shtesë.
Edhe
Unitedi kthehet te fitorja në Premier League
Me këtë fitore, Unitedi tani ka 18 pikë në 11 ndeshje.
Fulhami mbetet me 12 pikë.