Manchester Unitedi po shihet si favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit anglez Jadon Sancho.
Mediumet angleze kanë njoftuar të martën se Manchesteri është i gatshëm t’i paguajë 100 milionë euro Borussia Dortmundit për ta lënë të lirë Sanchon në fund të këtij edicioni.
Sancho më herët ka paralajmëruar se është i gatshëm të largohet nga ekipi gjerman dhe te Manchesteri shihet si përforcim i duhur, transmeton Koha Ditore. Sancho 19-vjeçar këtë edicion ka pesë gola e nëntë asistime në 17 ndeshje te Dortmundi.
Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022. Tek ekipi anglez u transferua para dy vjetësh nga të rinjtë e Manchester Cityt.