Mateo Kovaçiqi pritet të largohet nga Real Madridi.
Sipas “Daily Star” drejtuesit e klubit madrilen i kanë vendosur një çmim prej 80 milionë eurosh për kroatin.
Interesim për mesfushorin ka shprehur Manchester City që synon ta transferojë në Ishull, raporton KTV.
Pep Guardiola e dëshiron me çdo kusht kroatin në skuadër për edicionin e ardhshëm.
Kovaçiqi sezonin që lamë pas nuk ishte pjesë e formacionit bazë te madrilenët duke bërë 36 paraqitje në të gjitha garat.
Kovaçiqi ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2021.