Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City “blindon” De Bruynen

Foto: Reuters

Manchester City po synon t’ia vazhdojë kontratën yllit të skuadrës Kevin de Bruyne.

Sipas mediave angleze, krerët e Cityt kanë përgatitur një ofertë të re për mesfushorin, transmeton KOHA.

Manchester City i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë 350 mijë funte në javë.

Menaxheri i lojtarit, Padrick Koster, ka nisur bisedimet me klubin. Bisedimet për kontratën e re të De Bruynes janë në fazë fillestare.

29-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023.