Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City nuk dëshiron ta largojë De Bruynen

Foto: Reuters

Kevin De Bruyne do të mbetet tek Manchester City. Mesfushorit belg do t’i ofrohet kontratë e re pas paraqitjeve fantastike këtë sezon me klubin anglez.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Pep Guardila.

“Kemi nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës por kjo nuk do të thotë që duhet të ngutemi për ta mbyllur sa më shpejt atë”, u shpreh Guardiola.

De Bruyne ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2023. Ai është pjesë e Cityt që nga viti 2015 kur u transferua nga Wolsburgu.